I delivered this message to teens in the Hope for the World Albanian orphanage in Tirana, Albania in late May of 2007. I sought to identify my own childhood as an orphan with theirs. And I gave this message in thier langugae. Oh that it was the language of the heart, God’s heart for them. So here it is in Albanian. I will try and post another one in English.
Është nder shumë i madh për mua të jem mes jush sonte. Unë quhem Michael Milton dhe ky është djali im John Michael. Unë ju sjell përshëndetjet nga kisha jonë, First Presbyterian Church in Chattanooga, Tennessee.
Ju dhe unë kemi diçka të përbashkët. Unë kam qenë jetim. Jam rritur nga Tetoja ime në një zonë shumë të thellë dhe të goditur nga varfëria në Louisiana, në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa rritesha, fillova të mos kuptoja identitetin tim. Kjo më shkaktonte dhimbje të thellë në zemër. Dhe kjo dhimbje më bëri të filloj të kërkojë domethënien (kuptimin). Gjatë kërkimeve kam bërë shumë gabime. Por asnjë person nuk është aq larg nga Perëndia saqë Perëndia të mos e gjeje dot. Jezusi tha, “Unë kam ardhur të kërkojë të humburit.” Unë e falënderoj Perëndinë që më gjeti. Dhe një nga gjërat që e ndryshoi jetën time për mirë, është që unë mësova se Perëndia e dinte emrin tim. Isaia 43 thotë:
“Por tani kështu thotë ZOTI — që të ka krijuar, O Jakob,
që të ka formuar, O Izrael: “Mos ki frike, sepse unë të
kam çliruar; të kam thirrur me emër; ti më përket mua. Isaia 43.1
Zoti më ka krijuar. Ai më ka formuar. Ashtu sikurse thirri Jakobin dhe krijoi një komb të quajtur Izrael që më parë nuk ishte popull. Pra, Zoti më krijoi mua. Dhe në Jezus Krishtin unë gjeta identitetin tim.
Apostulli Pal, që tha se ka predikuar në këtë vend (“kështu, prej Jerusalemit e përqark e deri në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit” ai thotë këtë në Romakët 15:19), një njeri identiteti i të cilit mund të ishte krijuar nga vuajtjet e shkaktuara nga pesha e fajeve të së shkuarës kur ai persekutonte të tjerët, shkroi këto fjalë:
Prandaj, nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re;
gjërat e vjetra kanë shkuar, ja, të gjitha gjërat u bënë të reja!
2 Korintasve 5.17
Pra, unë besoj se Perëndia më ka dërguar mua tek ju, si një nga ju, për t’ju thënë: Zoti të do ty. Ai të beri ty. Ai të krijoi ty. Ai e di emrin tënd. Kurrë mos e harro këtë. Dhe mësoje se Perëndia ka dërguar Birin e Tij Jezus Krishtin për të të gjetur ty, për të treguar ty plotshmërinë e dashurisë së Perëndisë për ty, duke shkuar deri në ekstremin e vetmisë dhe dhembjes, në kryq, si një sakrificë për mëkatet e tua, që ti të mund të bëhesh djali ose vajza e birësuar nga Perëndia.
Kjo është ajo që Zoti Jezus bëri për mua. Dhe Ai e bën këtë për këdo që e pranon Atë si Zot dhe Shpëtimtar.
Faleminderit që më lejuat të flasë me ju.